
Franca konfirmoi të shtunën rastin e parë në vend me variantin e ri të COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se personi i infektuar kishte ardhur nga Londra më 19 dhjetor.
MSH e Francës njoftoi se ai ishte asimptomatik dhe aktualisht është në vetizolim.
Varianti i ri i koronavirusit u shfaq në Britani dhe tani është përhapur në disa vende të Europës.
Franca kishte mbyllur kufijtë, por i hapi të mërkurën, duke u kërkuar udhëtarëve testin negativ PCR.