
Ditën e shtunë, autoritetet e sistemit shëndetësor kanë njoftuar 10,561 raste të reja të të infektuarve me koronavirus në 24 orë.
Krahasuar me një ditë më parë, të infektuarit e rinj u rritën me 1,000 raste më shumë.
Shkalla e infeksionit është rritur për të gjitha grupmoshat që nga muaji qershor, por zyrtarët deklarojnë se kjo rritje është më e ndjeshme tek të rinjtë.
Franca është një nga shtetet europiane që po përjeton një rritje të numrit të infeksioneve me koronavirus.