Franca urdhëron kompanitë e çigareve të paguajnë për pastrimin e bishtave të hedhura në rrugë

Nga Exit News
Franca urdhëron kompanitë e çigareve të paguajnë për pastrimin e bishtave të hedhura në rrugë

Franca i shpall luftë bishtave të cigareve. Tani e tutje, prodhuesit e duhanit do të duhet të paguajnë për grumbullimin të bishatve të çigareve të hedhura në rrugë ose në hapësirat publike.

Macron ka urdhëruar uljen e bishtave të cigareve në rrugë me 40% brenda gjashtë viteve, raporton media France Info. Dhe kompanitë e duhanit do të duhet të paguajnë një kontribut financiar.

Në Francë, çdo vit, mbi 23 miliardë bishta çigaresh hidhen në tokë dhe 350 tonë në vit mblidhen vetëm në Paris.

Filtrat që përmbajnë agjentë të ndryshëm toksikë, të tillë si nikotina, amoniaku, merkuri, plumbi dhe të cilëve u duhet një dekadë që të zhduken vetëm.

Kompanitë e duhanit tani do të duhet të paguajnë në bashkitë e vendit për të ndihmuar në mbledhjen e tyre. Qëllimi është gjithashtu financimi i mjeteve të reja të grumbullimit dhe zgjidhjeve të  reja të riciklimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>