Vala e dytë e koronavirusit në Francë mund të jetë më e keqe se e para, tha të premten shefi i grupit të spitaleve e të Parisit AP-HP. Franca ka vendosur shtetrrethim nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit.
“Ka pasur një perceptim në muajt e fundit që një valë e dytë nuk ekziston, ose së do të ishte më e vogël. Por situate ka ndryshuar”, i tha kreu i grupit, Martin Hirsch, raporton The Guardian.
“Ka mundësi që vala e dytë të jetë më e keqe se e para,” tha ai, duke paralajmëruar një sfidë shqetësuese përpara.
Të enjten, Franca shënoi 41,622 raste të reja dhe numri i pacientëve në terapi intensive u rrit që nga maji. Fatmirësisht, numri i viktimave është më i ulët se sa gjatë valës së parë.