
Franca ka vendosur të vendosë kufizim moshe për të gjitha faqet pornografike online, pas kërkesës së Presidentit Macron për të mbrojtur fëmijët nga të tilla përmbajtje.
Në janar, kompanitë e teknologjisë, të ofromit të internetit dhe kompanitë e filmave për të rritur firmosën një marrëveshje vullnetare për të vendosur filtra që të ndalojnë hyrjen e fëmijëve në këto faqe.
Për të përforcuar ligjin, qeveria franceze vendosi që Autoriteti i Mediave të këtë të drejtën të vendosë gjoba ose t’i mbyllë faqen që nuk zbatojnë ligjin.