Franca do të ashpërsojë kufizime në disa rajone përfshirë Parisin që nga kjo fundjavë për të ndaluar përhapjen e infeksioneve COVID-19, raporton reuters.
Vendimi u morr të mërkurën, pas rritjes së rasteve të të infektuarve. Në Paris, ministria e Shëndetësisë njoftoi mbushjen e pavijoneve te kujdesit intensiv. Ndërsa spitalet po shtrojnë rreth 400 të infektuar për 100 000 banorë.
Ndër masat e reja kufizuese mendohet edhe izolimi i plotë i Parisit. Mbyllja gjatë fundjavës dhe vendosja e orës policore natën po zbatohet në disa qytete të rivierës dhe në disa zonave të veriut.