Emanuel Makron, u zgjodh dje president i Francës me 66 për qind të votave.
Pas një fushate të ashpër dhe shpesh personale, kundërshtarja e tij, Marin Le Pen pranoi menjëherë dje humbjen dhe e uroi Makronin për fitoren.
39 vjeçari MaKron është presidenti më i ri në moshë i Francës. I konsideruar politikan i qendrës, ai është i pari president që nuk i përket dy partive tradicionale të cialt kanë sunduar politikën francezë gjatë dy dekadave të fundit.
Duket se votimi masiv i francezëve për Makronin tregon mbështetjen e tyre për qendrimin dhe forcimin e BE-së dhe monedhës evropiane. Ndërsa kandidatja Le Pen akuzonte globalizmin, emigracionin dhe BE-në për problemet e Francës, Makron ishte mbështetësi më i flaktë i BE-së ndër të gjithë kandidatët për president.
Makron, ka propozuar një sëreë politikahs që gërshetojnë politikat pro-biznesit me shtetin social, përfshi zvogëlimin e administratës dhe shpenzimeve publike, uljen e taksave të kompanive, rritjen e fleksibilitetit të tregut të punë, si dhe zgjerim të shtetit të mirëqenies sociale.
“Votuesit zgjodhën politikat pro-biznesit që propozoi Makron, pasi ato kanë potencialin për të zhbllokuar investimet e mbetura prapa dhe për t’i dhënë gjak të ri tregut francez,” u shpreh një prej opinionistëve ndërkombëtarë.
Zgjedhja e Makron është interpretuar në botë si një fitore e vlerave të demokracisë dhe hapjes në përplasjen e madhe mes globalizmit dhe nacionalizmit, mes hapjes dhe kesnofobisë, mes demokracise dhe populizmit që po zhvillohet në gjirin e demokracive perëndimore.
“Unë do të bëj gjithçka që mundem gjatë pesë viteve të ardhshme, në mënyrë që askush të mos ketë më arsye përsëri për të votuar për ekstremistët. Do të mbroj Francën dhe Evropën. Do të bëj gjithçka për të fuqizuar Evropën dhe popujt që e përbëjnë atë,” deklaroi Macron në fjalim e fitores.