Francë, 4 nxënës të tjerë në akuzë për vrasjen e profesorit

Nga Exit News
Francë, 4 nxënës të tjerë në akuzë për vrasjen e profesorit

Katër studentë adoleshentë të tjerë janë akuzuar në Francë për vrasjen e Samuel Patyt, mësuesit që u ekzekutua pasi tregoi karikatura të profetit Muhamed gjatë një ore mësimi.

Tre prej tyre akuzohen se i kanë treguar vrasësit, 18-vjeçari Abdullakh Anzorov, vendndodhjen e mësuesit.

E katërta është vajza e Brahim Chnina, i cili nisi një fushatë të ashpër në internet kundër Paty duke denoncuar përdorimin e karikaturave nga mësuesi të botuara nga e përjavshmja satirike Charlie Hebdo.

Më herët dhe tre nxënës të tjerë u akuzuan për bashkëpunim në vrasjen e mësuesit.

Ndërsa 18-vjeçari Abdullakh Anzorov akuzohet për vrasjen e tij.

E katërta është vajza e Brahim Chnina, i cili nisi një fushatë të ashpër në internet kundër Paty duke denoncuar përdorimin e karikaturave nga mësuesi të botuara nga e përjavshmja satirike Charlie Hebdo.

Ajo është akuzuar për “denoncim të rremë” ndaj Patyt pasi tregoi versionin e saj të ngjarjeve në klasë, megjithëse ajo në të vërtetë nuk ishte fare pjesë e asaj klase ku u treguan karikatura të profetit Muhamed.

Vrasja e Paty shkaktoi shumë zemërim mes qytetarëve dhe e shtyu presidentin, Emmanuel Macron, të sulmonte ekstremizmin dhe dhunën islamike në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>