Gjykata Penale e Parisit dënoi më 6 mars për herë të parë në Francë, bashkimin e kompanive Melunit për shkak të ndotjes ambjentale të shkaktuar nga inceneratori i përpunimit të mbetjeve.
Gjykata arsyetoi se inceneratori i përpunimit të mbetjeve shtëpiake i ndërtuar në Vaux Le Penil për “vënie në rrezik të jetës” për shkak të shkarkimveve toksike të dioksinave.
Gjykata u shpreh se kompania Melunit ka “vënë në rrezik jetën” e qytetarëve të zonës për shkak të ndotjes prej dioksinave të emetuara nga inceneratori i përpunimit të mbetjeve shtëpiake të Vaux le Pénil (komuna Seine-et-Marne). Ky incinerator, i cili ka funksionuar deri më vitn 2002, e apeloi vendimin e gjykatës.
Sipas një deklarate për shtyp, më 14 mars, përfaqësues të kompanisë Melunit në Val de Seine deklaruan se kompania “ka ndërmend të apelojë vendimin e fajësisë ndaj saj,” dhe se e konsideron gjykimin “të kritikueshëm, në fakte dhe në ligj.”
Më 6 mars, Gjykata Penale e Parisit e dënoi kompaninë ndërtuese të inceneratorit me 250 mijë euro gjobë. Në vendim përfshihet edhe gjoba prej 50 mijë euro për ushtrimin e aktiviteti pas vendimit për mbylljen e inceneratorit, më qershor 2002 — kompania “vazhdoi punë në një objekt që nuk përmbushte standardet” pas afatit të caktuar nga prefektuar, pra pas marsit 2002.
Krijuar në vitin 1974, inceneratori i Vaux-le-Penit lëshonte mbi kopshtet dhe çatitë re tymi të mbingarkuara me dioksina, ndotës organikë shumë toksikë. Në pamundësi për t’u modernizuar, ajo u mbyll në qershor të vitit 2002. Disa llogaritje të bëra në mars 2002 kishin zbuluar se nivelet e dioksioneve ishin më shumë se 2,200 herë më të larta se norma.
Në pesëmbëdhjetë vjet procedurë, rreth 165 banorë ngritën padi civile së bashku me fshatin Maincy, i cili rrethohej nga erërat mbizotëruese të objektit. Sipas paditësve, një duzinë banorësh kanë vdekur nga kanceri në vitet e fundit, duke përfshirë edhe “Lymphomën jo-Hodgkin”, e cila zhvillohet nga qelizat e sistemit limfatik, dhe një tjetër duzinë janë duke vuajtur po nga kanceri.
“Ne kemi pritur që ky gjykim të mbante një qëndrim thelbësisht të ndryshëm nga ai që pritet prej zyrtarëve të zgjedhur, duke pranuar se disa ndotësit dëmtojnë shëndetin, i tha Pascale Coffinet Le Monde, kryetari i bashkisë i Maincy nga viti 2001 deri në vitin 2008, i cili ka qënë edhe nismëtari i ankesës. Po tërhiqemi për një procedurë të re një deri në dy vjeçare. Kjo periudhë shtesë do të na lejojë të zhvillojmë argumente të tjera që mund të përfundojnë me një dënim më të rëndë për konglomeratin e Melunit.”
Presidentja e Shoqatës se Viktimave të djegies së mbeturinave dhe mjedisit të tyre, në vitin 2003 paraqiti një padi kundër X (ku fajtori nuk dihet). Në atë kohë, ajo kishte analizuar gjakun e saj dhe vezët e pulave të saj në një laborator belg të specializuar mbi dioksinat. Normat ishin aq të larta saqë, menjëherë, ajo kaloi një akt nënligjor që ndalonte konsumimin e vezëve të prodhuara në fshatin e saj prej 1,800 banorësh. Të konsideruara si çrregullues endokrin, dioksinat faktikisht infektojnë njerëzit përmes ushqimit, duke përfshirë qumështin e lopës ose vezët nga pula të rritura në ambient të jashtëm.
Në vendimin e saj të 6 marsit, gjykata vlerësoi veçanërisht se “rreziku i menjëhershëm i vdekjes apo i dëmtimit si pasojë e emetimit të ndotësve” ishte me themel dhe se ky emetim ishte “i qëllimshëm”. Ai gjithashtu dënoi konglomeratin të paguajë mijëra euro dëme për banorët e prekur dhe fshatin Maincy, një vendim “historik”, sipas avokatëve të tyre, Agathe White, Corinne Lepage dhe Pierre-Olivier Sur. “Kjo është hera e parë që viktimat marrin kompensim për dëmet e shkaktuara nga keqfunksionimi i një inceneratori” — tha Z. Lepage, ish-Ministër i Mjedisit./Përgatiti Exit.al