Autoritetet franceze kanë formuluar një test online që mund t’u vijë në ndihmë qytetarëve, të cilët dyshojnë se kanë simptoma të koronavirusit.
Testi u paraqet qytetarëve 24 pyetje, (kliko këtu për të kryer pyetësorin) dhe kryhet në mënyrë anonime. Qytetarët duhet të japin të dhëna rreth zonës rezidenciale (kodi postar), gjendjes shëndetësore, gjinisë, moshës, peshës dhe lartësisë.
Pyetjet variojnë nga “a ke pasur temperaturë ditët e fundit” dhe “sa e ke temperaturën” në “ke ndjerë lodhje” dhe “probleme në frymëmarrje”.
Pas pyetësorit ata këshillohen nëse duhet të kërkojnë konsultim me mjekun, duhet të telefonojnë urgjencën, apo nëse kanë realisht simptoma të virusit.
Ky lloj testi është qarkulluar ndjeshëm në rrjetet sociale. Agjencia e lajmeve France24 raporton se gjatë së shtunës pati 2 milionë persona që e vizituan faqen dhe më shumë se 1 milionë e plotësuan pyetësorin.
Rreth 12 për qind e të pyeturve u këshilluan të kontaktojnë urgjencën.
Autoritetet shpresojnë që përmes tij të marrin të dhëna domethënëse për rastet në rritje të të infektuarve, gjithashtu të shmangin mbingarkesën e linjës telefonike të urgjencës.
Të shtunën Franca kishte rreth 14 600 raste me të infektuar nga koronavirusi, prej së cilave 562 janë mbyllur me vdekje.