FRD apel ambasadave të huaja të ndalojnë veprimet e Bashkisë

Nga Exit News
FRD apel ambasadave të huaja të ndalojnë veprimet e Bashkisë

Partia ‘Fryma e Re Demokratike’ i ka kërkuar Bashkisë Tiranë, KQZ-së dhe përfaqësive të huaja të ndalojnë largimin me fricë të saj nga zyrat.

Në një letër dërguar KQZ-së, Bashkisë tiranë, dhe përfaqësive të huaja në vend, kryetari i FRD-së Sali Sehu shkruan se sipas ligjit për “Partitë Politike”, qeveria duhet t’i sigurojë zyra partive që:

Mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi

ose,

Nëse partia politike është pajisur me ndërtesë me kontratë huapërdorjeje, sipas këtij ligji, por nuk plotëson kushtet e mesipërm ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë për ndërtesën.

Sali Shehu shkruan se veprimet e Bashkisë do ët cënojnë kushtetutën dhe veprimtarinë e partisë. Javën e kaluar, policia bashkiake u përplan me përfaqësues të FRD-së dhe Presidentin Meta gjatë largimit nga zyra të FRD-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>