Frikë nga tërmetet, qindra qytetarë të Tiranës kalojnë mbrëmjen e dytë jashtë (Video)

Nga Stafi i Exit
Frikë nga tërmetet, qindra qytetarë të Tiranës kalojnë mbrëmjen e dytë jashtë (Video)

Qindra qytetarë kaluan mbrëmjen e dytë jashtë banesave të tyre në Tiranë. Të frikësuar nga pasoja të mundshme në rast të ndonjë tërmeti të fortë, makinat u kthyen në strehë për qindra banorë të cilët parkuan rrugëve kryesore të kryeqytetit dhe vendosën të kalonin edhe mbrëmjen e dytë jashtë shtëpive.

Më shumë se 20 tërmete u regjistruan pas orës 22:00 të mbrëmjes së 27 nëntorit në Durrës dhe Tiranë. Pas tërmetit me magnitudë 5.3 që u ndje pasdite, qindra qytetarë u ndjenë të pasigurt në mbrëmje pasi lëkundjet me magnitudë mbi 4 ballë u ripërsëritën disa herë brenda pak minutash rreth mesnatës.

Videoja e mëposhtme tregon gjendjen pas mesnate të rrugëve kryesore ku qindra qytetarë rendën të zënë vend për të kaluar natën në Bulevardin e Ri, Sheshin Nënë Tereza apo dhe në Unazën e Madhe.

Tërmeti i fortë me magnitudë 6.4 që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit la rreth 40 të vdekur, mbi 650 të plagosur dhe qindra shtëpi të rrënuara. Lëkundjet e shpeshta frikësuan qytetarët aq sa ta kalonin mbrëmjen jashtë. Shumë të tjerë janë larguar nga kryeqyteti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>