FSHF apel qeverisë të ndihmojë futbollin të mos falimentojë

Nga Exit News
FSHF apel qeverisë të ndihmojë futbollin të mos falimentojë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi të hënën se i ka kërkuar qeverisë ndihmë pasi masat kundër epidemisë së koronavirusit rrezikojnë të çojnë në falimentim futbollin.

Përmes një deklarate për shtyp, FSHF i kërkon qeverisë një paketë kompensimi.

FSHF ka ndaluar aktivitetet prej datës 8 mars, ndërsa pas zgjerimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në gjithë Shqipërinë, futbollistët profesionistë, por dhe të akademive nuk mund as të ushtrohen në ambientet sportive.

“Kjo situatë, ka paralizuar punën e klubeve, shkollave dhe akademive të futbollit duke i çuar ato drejt falimentit, duke lënë pa asnjë të ardhur mijëra të punësuar duke nisur nga futbollistët, trainerët dhe deri të stafet teknike. Klubet janë në pamundësi për të bërë pagesa, për shkak të ndërprerjes së të gjitha të ardhurave nga biletat, transmetimet televizive si dhe për shkak të tërheqjes së sponsorave.”

FSHF i kërkon qeverisë që të përfshijë në paketën financiare mbështetjen e futbollit së paku me pagat “si një e drejtë themelore për të garantuar mbijetesën e familjeve të sportistëve në këtë kohë të vështirë”.

Në kampionate të ndryshme të futbollit në Evropë, klubet kanë shkurtuar pagat në mënyrë që të minimizojnë dëmet ekonomike.

Por në Shqipëri situata është më e vështirë. Pak klube janë me financa të shëndetshme sa për të përballuar një kohë të gjatë pa të ardhura.

Futbolli shqiptar varet kryesisht nga donacionet, ose nga fondet publike, ndërsa shumë klube kanë borxhe të prapambetura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>