FSHF kërkon hapjen e plotë të stadiumeve, të lejohen vetëm të vaksinuarit

Nga Exit News
FSHF kërkon hapjen e plotë të stadiumeve, të lejohen vetëm të vaksinuarit

Federata Shqiptare e Futbollit i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të lejojë stadiumet të funksionojnë me kapacitet të plotë dhe që në to të lejohen vetëm personat e vaksinuar.

FSHF kërkon hapjen me kapacitet të plotë të stadiumeve në mënyrë që ekipi kombëtar por edhe klubet të marrin mbështetjen maksimale të tifozëve në ndeshjet e vlefshme për kampionatet ndërkombëtare.

Sipas FSHF, stadiumet mund të funskionojnë me kapacitet të plotë pa rritur përhapjen e COVID-19 dhe këtë sipas tyre e ka treguar zhvillimi i Kampionatit Europian 2020 dhe ndjekja e ndeshjeve në sheshin “Skënderbej” duke qenë të kujdesshëm.

FSHF thotë më tej që do të garantojë që në stadiume të hyjnë vetëm personat e vaksinuar.

Me masat në fuqi stadiumet lejohen që të funskionojnë me 30% të kapacitetit.

Aktualisht në Shqipëri 496,714 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anticovid, pra rreth 20% e popullsisë. Kategoritë e vaksinuara janë personat mbi 50 vjeç dhe punonjësit në sektorët e shëndetësisë, arsimit, turizmi dhe sigurisë.

Të dielën Ministria e Shëndetësisë konfirmoi përhapjen e variantit Delta, më të transmetueshëm, të COVID-19 në vendin tonë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>