Derbi Partizani-Tirana nuk do të shtyhet, pavarësisht se ekipit të Partizanit i mungojnë 5 lojtarë, të infektuar me Covid-19.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur se ndeshja do të zhvillohet sipas programit, të premten në orën 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’, pa tifozë.
Dy ditë më parë, klubi sportiv Partizani njoftoi se dy lojtarë, Dejan Boldor dhe Besnik Ferati, janë infektuar me Covid-19, ndërsa pjesa tjetër e ekipit do t’i nënshtrohej testimit.
Paraditen e të premtes, Partizanit njoftoi se mes lojtarëve ka dhe 3 lojtarë të tjerë të infektuar: Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote. Ata nuk kanë asnjë simptomë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore por duhet të karantinohen për 14 ditë.