Fuga: Anëtarët e rinj të Akademisë së Shkencave u zgjodhën në shkelje me ligjin

Nga Exit News
Fuga: Anëtarët e rinj të Akademisë së Shkencave u zgjodhën në shkelje me ligjin

Artan Fuga shprehet se 12 anëtarët e rinj të Akademisë së Shkencave u zgjodhën në shkelje të ligjit, në fillim të javës.

“Pranimet e reja, pa hyrë sikurse thashë në profilin dhe arritjen e personave që kandiduan, u kryen në pjesën dërmuese, me ndonjë përjashtim të rrallë, me shkelje të rënda proceduriale, me shmangje dhe shkelje të ligjeve dhe statutit të Akademisë të Shkencave, me përzgjedhje krejt arbitrare dhe dFugauke shmangur garën e ndershme, pa transparencë”, shkruan në një deklaratë për shtyp Artan Fuga, ditën e enjte pasdite.

Ai sqaron se:

“Në një rast u shkelën hapur formulimet në ligj duke i kundërvenë ligjit statutin e Akademisë të Shkencave,

Për katër kandidatë u shkelën rëndë procedurat e pranimit duke u zëvendësuar ato me lojra manipuluese politike të njohura tashmë si me autorësi të dikujt të ditur publikisht”. 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>