Ish Guvernatori Fullani padit Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë

Ish Guvernatori Fullani padit Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë

Ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka paditur Kuvendin dhe Bankën për “pushim të padrejtë nga puna.”

Kuvendi i Shqipërisë e shkarkoi Zotin Fullani në shtator të vitit 2014, pasi ai u arrestua nga Prokuroria nën akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë, si dhe proçedurat për blerjen e Hotel Dajtit nga BSH.

Prokuroria kërkoi dënimin e Zotit Fullani me 5 vjet burg, por gjykatat e të gjitha shkallëve e shpallën atë të pafajshëm.

Neni 47 i ligjit të Bankës së Shqipërisë përcakton se Guvernatori dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës së Bankës pezullohet nga detyra dhe shkarkohen, ndër të tjera, kur janë në pamundësi për të shërbyer në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si dhe kur gjatë ushtrimit të detyrës kanë shkelur rëndë etikën e punës dhe kanë cënuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë.

Në kohën e shkarkimit, Zoti Fullani ishte i izoluar në arrest shtëpie me vendim gjykate, në pritje të përfundimit të hetimit. Në këto kushte, duket se ka ekzistuar shkaku për shkarkimin e tij nga ana e Kuvendit.

Megjithatë, Kuvendi e motivoi shkarkimin e Zotit Fullani me shkakun e cënimit.

Nuk dihet ende se çfarë arsyetimi ka paraqitur në ankimin e tij kundër shkarkimit Zoti Fullani.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>