Fundjava e fundit e gushtit, mbi 15 mijë kosovarë kaluan në Morinë mëngjesin e së shtunës

Nga Exit News
Fundjava e fundit e gushtit, mbi 15 mijë kosovarë kaluan në Morinë mëngjesin e së shtunës

Mbi 15 mijë qytetarë kosovarë kanë kaluar pikën kufitare të Morinës, mëngjesin e së shtunës. Pjesa më e madhe e tyre do të drejtohen drejt bregdetit të Shëngjit, Durrësit, Vlorës e jugut, për të kaluar fundjavën e fundit të pushimeve verore.

Radhët e gjata të makinave në Morinë vazhdojnë ende, ndaj pritet që ky numër të rritet gjatë ditës.

Fundjavës së kaluar, më shumë se 31 mijë persona me mbi 11 mijë mjete hynë në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës, duke shënuar një prej fundjavave me më shumë fluks nga Kosova.

Sipas Zyrës për Informim e Policisë së Kosovës, gjatë verës deri në 25 gushti 2020 në Shqipëri kanë kaluar kufirin 830 mijë qytetarë të Kosovës.

Kjo shifër është më e lartë krahasuar me vitin e kaluar, kur gjatë periudhës së njëjtë të vitit kishin kaluar kufirin për në Shqipëri, në pikë kufitare në Morinë 686 mijë persona.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>