Fushata elektorale e presidentit Trump njoftoi ditën e shtunë nisjen e iniciativës së quajtur “Operacioni MAGA”, me qëllim ruajtjen e vrullit, tani që presidenti Donald Trump është i shtruar në spital, vetëm një muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit.
Ky operacion përfshin “një marshim të zëvendësuesve të nivelit më të lartë, koalicioneve të fushatës dhe mbështetësve të Trump”, të cilët do të vijojnë të mbajnë fushatën aktive deri në kthimin e presidentit, njoftoi faqja zyrtare e fushatës.
Zëvendës presidenti Mike Pence theksoi rëndësinë e kësaj përpjekjeje në një konferencë pasditen e së shtunës, duke inkurajuar stafin të vijojë punën.