
Qeveria ka njoftuar se thuajse gjysma e punës për infrastrukturën rrugore dhe nëntokësore ka përfunduar në lagjen e re në Fushë-Krujë, ku do të ndërtohen banesat me fondet e Rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019.
Ministri përgjegjës për rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se ndërtimi i banesave individuale pritet të nisë pas 4-5 javësh.
128 familje do të akomodohen në shtëpi individuale dhe 145 të tjera në pallate.