Gallup, shumica e amerikanëve nuk besojnë në ndershmërinë e zgjedhjeve

Gallup, shumica e amerikanëve nuk besojnë në ndershmërinë e zgjedhjeve

Vetëm 40 për qind e amerikanëve beson në ndershmërinë e zgjedhjeve, dhe 59 për qind nuk besojnë se zgjedhjet janë të ndershme. Ky është rezultati kryesor i vrojtimit të kryer nga Gallup në 35 vendet anëtare të OECD.

Niveli i besueshmërisë në zgjedhje i amerikanëve ka ardhur duke u ulur që prej vitit 2012. Në vitin 2016, në mes të fushatës presidenciale, niveli i mos besueshmërisë në zgjedhje arriti në 69 për qind.

Sipas rezultateve të sondazhit, vendet me besueshmërinë më të lartë në zgjedhje janë Finlanda me 89 për qind, Norvegjia me 89 përqind dhe Suedia me 87 përqind.

Ndërsa vendet me besueshmëri më të ulët në zgjedhje janë Meksika me 30 për qind, Kina me 31 përqind dhe Letonia me 37 për qind.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>