Gara për ILD-KED, intervista me kandidatët

Nga Redaksia
Gara për ILD-KED, intervista me kandidatët

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të zhvillojë intervistat me kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Në shtator të këtij viti KED rihapi garën për ILD, pasi nuk u arrit numri i kandidatëve për shkak të largimit nga sistemit.

Në garë për këtë post janë:

  1. Artur Metani
  2. Eris Hysi
  3. Joana Asimi Sorraj
  4. Lindita Troja
  5. Sokol Stojani

Neni 147/d i Kushtetutës përcakton se KED duhet të rendisë pesë kandidatë për në ILD:

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet nga lista e pesë kandidatëve të përzgjedhur dhe renditur mbi bazën e meritave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas një procedure transparente dhe publike.”

ILD është institucioni përgjegjës për verifikimin e ankesave dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtareve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.

Sipas Kushtetutës, ILD duhet të ishte formuar në shkurt–mars 2017 (2 vjet e gjysmë më parë), 6 muaj pasi amendamentet kushtetuese të reformës në drejtësi hynë në fuqi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>