
893 mijë të infektuar u raportuan të shtunën në të gjithë botën. Ky është numri më i lartë i të infektuarve në një ditë.
Pjesën më të madhe të të infektuarve i takojnë Indisë, raporton The Guardian.
India shënoi të premten 332.730 raste të reja dhe 346,786 raste të tjera të shtunën, duke u bë rasti me numrin më të lartë të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë.
Më shumë se 5.5 milion raste të reja u regjistruan në të gjithë botën këtë javë, duke përfshirë pothuajse 2 milion raste në Indi.
SHBA- ja ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve me 490,000 raste në një javë.
Ndërsa Brazili regjistroi rreth 459,000 raste dhe Turqia rreth 404,000, raste.