
Policia rrugore ka ndëshkuar në total 96 shoferë për mos zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, gjatë 12 orëve të fundit. Ndër to, 21 leje drejtimi u pezulluan dhe 75 persona u gjobitën për parakalim dhe parkim të gabuar.
Ndëshkimet ndaj shoferëve u vendosën në autostradën Durrës -Rrogozhinë dhe në aksin rrugor Elbasan-Peqin.