Policia rrugore ka ndëshkuar në total 3969 shoferë për mos zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, gjatë 48 orëve të fundit. Ndër to, 9 shoferë u arrestuan për dhënie makine në gjendje të dehur dhe nisën hetimet për 11 adoleshent që ngisnin makinën pa patentë.
Sipas njoftimit të policisë, rreth 78 përqind e gjobave janë vendosur për parakalim dhe parkim të gabuar. Kështu, 1129 persona u gjobitën për parakalim të gabuar dhe 1987 persona u gjobitën për parkime të gabuara.
10 përqind e gjobave, ose 412 persona, u gjobitën për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
8 përqind e masave u vendosën për kalim shpejtësie, 186 patenta të pezulluara dhe 137 gjoba.
7 përqind e gjobave u vendosën për mosmbajtje të rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse, përkatësisht 201 persona për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 73 persona për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Ndërsa, 19 persona u gjobitën për gara shpejtësie në rrugë.