Sjellja publike aspak profesionale e Kryeministri Rama duket se është bërë lajm ndërkombëtar, veçanërisht në Malajzi.
Nuk dihet se si gazeta MalayMail ka rënë në gjurmët e Edi Ramës. Gazeta ka nisur të botohet në Kuala Lumpur në vitin 1896.Ajo ka lexues në të gjithë botën përmes platformës online.
Pasi e përshkruan Kryeministrin si spunky, lozonjar – fjalë që zakonisht përdoret për të përshkruar ndonjë qenush të lëvizshëm apo vajzë adoleshente – artikulli i MalayMail i thur lavde mënyrës sesi Rama po e perfeksionon përdorimin e “meme-ve”. Po ashtu, artikulli thekson se ndryshe nga krerët e shteteve të tjera – presidentit të pazakontë amerikan Trump – Rama i bën betejat politike me kundërshtarët e tij përmes rrjeteve sociale.
MalayMail gjithashtu shkruan për protestat e studentëve që filluan në dhjetor, ku mijëra të rinj nga mbarë vendi marshuan rrugëve të Tiranës. Ajo vë në dukje jo-profesionalizmin vulgar të Ramës, i cili i përgjigjej studentëve përmes Instagramit:
“Thirrja e tij për dialog nuk ishte një kërkesë e qartë ku kryeministri të filmohej duke folur pas një tavoline, por ishte një thirrje përmes një “meme”. Aty tregohej fytyra e tij e ngjitur në trupin e një karikature. Figura e animuar kërcen teksa në sfond dëgjohet kënga e njohur shqiptare me tekst: “Përsëri të pres… i jap vetes shpresë… e di se do t’vish.”
Artikulli përmend edhe përgjigjen që Kryeministri i dha një deputeti të opozitës – pasi ky i fundit e goditi me vezë –si dhe komentet aspak profesionale të Ramës për ish-kryeministrin Berisha.
Kryeministrit Rama i duket e arsyeshme të vendosë fytyrat e liderëve të opozitës në trupin e këngetares amerikane, Meghan Trainor. Kjo gjë është shumë larg asaj çfarë shumica e njerëzve quajnë “të arsyeshme”.
Lidhur me këtë mënyrë që Rama ka zgjedhur për të folur me publikun, ai u shpreh:
“Më mirë një kryeministër me sens humori, sesa një kryeministër që vret, vjedh dhe shkatërron vendin”, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha dhe duke bërë shaka banale, në vend që t’i përgjigjej një pyetjeje me ndjeshmëri tek publiku.
MalayMail, po ashtu, ka kërkuar një koment edhe nga departamenti i mbingarkuar me punë i komunikimit në kryeministri. Por askush nuk i është përgjigjur – ndoshta ngaqë kanë qenë ulur në zyra, me duart në kokë, duke pritur katastrofën e radhës së propagandës së tyre.
Duket se Ramës nuk i intereson shumë fakti që sjellja e tij në median sociale dhe mënyra sesi i drejtohet elektoratit dhe politikanëve të tjerë – e cila është fyese edhe sipas standardeve të Trump-it– do të kishte sjellë shkarkimin nga detyra në shumicën e vendeve të civilizuara. Ai vazhdon me komentet:
“Pse po na ikin orët pa folur? Mos e humbisni mundësinë për të bërë dialog me mua. Ndoshta mund të flasim për diçka të dobishme.”
Është shumë hipokrit fakti që zoti Rama mendon se mund të abuzojë e të ngacmojë në mediat sociale, aq sa një media nga Azia Juglindore të merret me të, madje që media shqiptare duhet të jetë e gjitha nën kontrollin e tij.
Nisma e tij e fundit ligjore për kontrollin dhe gjobitjen e mediave online është në kundërshtim të plotë me mënyrë sesi Rama beson se mund të sillet në mediat sociale.
Po të përdornim “moralin publik”, që ishte edhe arsyeja për të miratuar ligjin e censurës së medias, mund të themi se sulmet e tij të vazhdueshme fëmijërore, agresive dhe të turpshme – që më kujtojnë postimet në Facebook në katër të mëngjesit të ndonjë të droguari që mund të kem pasur dikur në shkollë – janë fyerje po për atë moral që ai pretendon se po mbron.