Gazetarët denoncojnë Acromax për censurë politike

Nga Redaksia
Gazetarët denoncojnë Acromax për censurë politike

Gazetarët denoncuan dje kompaninë AcroMax Media për censurë të fjalës së lirë, përmes ndalimit të publikimit të videove kritike ndaj qeverisë në rrjetet sociale. Ata treguan se si AcroMax po përpiqet të shuajë zërat kritikë në rrjetet sociale, duke keqpërdorur ligjet e të drejtave të autorit.

Erion Kristo u shpreh se AcroMax ka ndaluar video të shkurtra personale të tij, të marra nga dalje e tij publike apo te transmetuara në televizione. Kompania ka hequr çdo video të Kristos, pavarësisht se pjesmarrja e tij në këto programe ka që falas dhe përdorimi i videoklipeve nuk është bërë për qëllime tregtare.

Acromax Media GmbH është një kompani e regjistruar në Gjermani, me pronarë shqiptarë, e cila zhvillon menaxhimin e të drejtave dixhitale të mediave shqiptare.

Kompania ka siguruar kontrata për menaxhimin dixhital të çdo prodhimi të mediave kryesore televizive në vend, përfshi grupet mediatike Klan, Top Channel, News 24, Vizion+, etj., dhe në emër të tyre ajo ndalon postimin në Facebook dhe Google të postimeve që përmbajnë pamje, sado të shkrutra, të marra prej transmetimeve të tyre.

Për më tepër ndiqni videon:

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>