Gazetarët po i largohen klimës armiqësore të Shqipërisë

Gazetarët po i largohen klimës armiqësore të Shqipërisë

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë (UGSH) njoftoi dje se më shumë se 45 gazetarë të mediave të ndryshme kanë kërkuar azil në SHBA dhe BE për shkak të kërcënimeve që kanë marrë gjatë punës së tyre. Numri i gazetarëve që largohen nga Shqipëria është rritur ndjeshëm në 2017-18, sipas drejtorit të UGSh Aleksandër Çipa:

“12 gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, ndërsa 34 të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera. Pothuajse të gjithë këta kanë plotësuar dosjet me prova dhe dokumenta për kërcënime në detyrë dhe po përgatiten të largohen.”

Pak ditë më parë, gazetarja e News24 Klodiana Lala ishte objekt i një sulmi me armë në shtëpinë e familjes së saj, ndërsa një gazetar tjetër u kërcënua në Laç. Shkrimtari dhe kritiku Fatos Lubonja ka argumentuar se kërcënimet gjithnjë e në rritje (fizike) ndaj gazetarëve shqiptarë që po hetojnë krimin janë të lidhura me ndërhyrjen në rritje të mafies dhe qeverisë së Ramës.

Në maj, një gazetar u rrah nga policia gjatë një proteste kundër skandalit të ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj.

Kryeministri Rama vetë ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për klimën armiqësore ndaj medias. Vitin e kaluar, Kryeministri Rama deklaroi gjatë një aktivitetit për lirinë e shtypit të sponsorizuar nga BE që mediat shqiptare “shkelin […] dinjitetin e njerëzve në Shqipëri […] nga mëngjesi deri në darkë”, një deklaratë që nuk u kundërshtua nga komisioneri Johannes Hahn, i cili tha se kryeministri Rama “kishte të drejtën të shprehte mendimet e tij”.

Ndërkohë, ish-ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, e ka akuzuar median si pjesë e “një grupi të vogël, por shumë agresiv njerëzish, që janë të lidhur me interesa politike e kriminale”.

Ndërkohë, qeveria e Rama ka marrë vazhdimisht nisma ligjore për të kufizuar lirinë e medias në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>