Gazetari Kopliku tregon për gatishmërinë e Shehajt për të nxjerrë fëmijët shqiptarë nga kampi i ISIS-it

Nga Exit News
Gazetari Kopliku tregon për gatishmërinë e Shehajt për të nxjerrë fëmijët shqiptarë nga kampi i ISIS-it

Gazetari shqiptar i emisionit italian Le Iene, Taulant Kopliku, ka treguar për gatishmërinë e ish-deputetit Agron Shehaj, për të ndihmuar në operacionin për kthimin e fëmijëve nga kampi i ISIS-it ku ishte dhe Alvin Berisha, djali shqiptar që u rikthyer pranë familjes.

Në një postim në Facebook, Kopliku ka treguar për detajet e një takimi me Shehajn në Milano, në vjeshtën e vitin 2019:

 “Pasi publikuam historinë e Alvinit, Agron Shehaj u vu në kontakt me mua me deshirën e një njeriu, të një prindi për të bërë diçka për fëmijët shqiptarë në kampin famëkeq të Sirisë. Kërkonte me çdo kusht të jepte një dorë. 

Ishte i gatshëm të financonte të gjithë operacionin për rikthimin e atyre fëmijeve, nga kërkesa e supozuar financiare e autoriteteve të atjeshme, tek shpenzimet e personave që do shkonin e deri te charteri që do sillte fëmijët në shtëpi.”

Kopliku shkruan se për shumë arsye, ky operacion nuk u bë i mundur, por se ‘Agron Shehaj mbetet personi që fitoi respektin tim absolut, duke u vetëofruar pa më të voglin interes dhe me kushtin e vetëm: “Taulant, emri im nuk ka pse të dalë.”

Agron Shehaj, dy ditë më parë,  i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një aparat dialize spitalit Covid-2, ku po trajtohen mbi 200 pacientë, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Shefja e reanimacionit të spitalit Alma Cani Ansary, falenderoi publikisht Shehajn në emër të gjithë spitalit, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtyre pajisjeve për të shpëtuar jetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>