Gazetari Elidon Ndreka, shtëpisë së të cilit iu vu tritol mëngjesin e së premtes, deklaroi se nuk di se kush mund të jetë autori.
Duke folur median, Ndreka tha:
“Mbrëmë rreth orën 12 e 30 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim pranë portës së banesës time. Një shpërthim tritoli sipas ekpsertëve të policisë, nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale në portën e bbanesës.
Nuk di të drejtoj gishtin nga një person por shpresoj që policia dhe drejtësia të zbardhe dhe të shkojë drejt zbardhjes.
Prindërit janë në moshë janë të dy profesionist unë prej vitesh ushtroj profesionin e gazetarit e vetmja indidicie mund të jetë puna që bëj por s’di të drejtoj gishtin pasi çdo ditë unë jam në terren.”