Gazetari Tiede i BILD-it ironi me idenë e Ramës si negociator për krizën në Bjellorusi

Nga Exit News
Gazetari Tiede i BILD-it ironi me idenë e Ramës si negociator për krizën në Bjellorusi

Gazetari gjerman Peter Tiede ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për të negociuar me presidentin e Bjellorusisë Lukashenko gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike pas zgjedhjeve të manipuluara të  9 gushtit.

Tiede, gazetari i gazetës BILD që publikoi përgjimet për vjedhjen e votave në zgjedhjet në Dibër e Durrës për PS-në e kryeministrit Rama, shkruan me ironi në Facebook:

“Nuk është shaka: Edi Rama tentoi dje të nisë negociatat me Lukashenkon. Në emër të OSBE-së. Nuk mund ta besoj!”

Më tej, Tiede aludon për përdorim kokaine duke përdorur një shprehje gjermane në fund të postimit ‘Besoj se po bie borë (ose pluhur)’.

Tiede
Postimi i Peter Tiedes ne Facebook

Peter Tiede, gazetari gjerman i gazetës gjermane BILD, ka bërë publike audio-përgjimet  që tregonin përfshijen e dejtuesve të  të lartë socialistë në manipulimin e zgjedhjeve vendore në Dibër më 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Pas publikimit të përgjimeve, në qershor 2019, Rama e kërcënoi publikisht gazetarin duke paralajmëruar se do ta padiste atë.

Madje Rama njoftoi dhe se ka punësuar avokatin gjerman Matthias Prinz si avokatin për ta ndihmuar në padinë ndaj Tiedes dhe BILD-it.

Por për këtë padi nuk u mor vesh më asnjë e dhënë.

Peter Tiede deklaroi për Exit News se në redaksinë e gazetës BILD apo në adresën e tij nuk shkoi asnjëherë asnjë padi lidhur me këtë çështje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>