Gazetarja e Ora News Sonila Musaj paditi sot punonjësin e Bashkisë Tiranë, Aurel Boriçi, të cilin e akuzon për përndjekje dhe ngacmim seksual që cënon dinjitetin dhe imazhin.
Padia vjen pas incidentit të 11 shkurtit, kur gazetarja u pengua nga Aurel Boriçi, përmes një përqafimi me forcë, të ushtronte detyrën e saj si gazetare teksa përpiqej t’i drejtonte pyetje kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në një prononcim për gazetarët, Sonila Musaj u shpreh:
“[ Aurel Boriçi] erdhi dhe më përqafoi për të më penguar ushtrimin e detyrës time. Kjo sjellje është e papranueshme, seksiste.
Unë jam nëna e dikujt dhe bashkëshortja dhe vajza e dikujt. Nuk e di si do të ishte ndjerë zoti Boriçi nëse një skenë e tillë do i kishte ndodhur bashkëshortes së tij.
Jam krejtësisht e pafjalë. U pengua puna e një gazetari.”
Në videon më poshtë mund të ndiqni incidentit për të cilin gazetarja ka denoncuar Aurel Boriçin.