Gazetarja padit punonjësin e bashkisë për përqafim me forcë

Gazetarja padit punonjësin e bashkisë për përqafim me forcë

Gazetarja e Ora News Sonila Musaj paditi sot punonjësin e Bashkisë Tiranë, Aurel Boriçi, të cilin e akuzon për përndjekje dhe ngacmim seksual që cënon dinjitetin dhe imazhin.

Padia vjen pas incidentit të 11 shkurtit, kur gazetarja u pengua  nga Aurel Boriçi, përmes një përqafimi me forcë, të ushtronte detyrën e saj si gazetare teksa përpiqej t’i drejtonte pyetje kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një prononcim për gazetarët, Sonila Musaj u shpreh:

“[ Aurel Boriçi] erdhi dhe më përqafoi për të më penguar ushtrimin e detyrës time. Kjo sjellje është e papranueshme, seksiste.

Unë jam nëna e dikujt dhe bashkëshortja dhe vajza e dikujt. Nuk e di si do të ishte ndjerë zoti Boriçi nëse një skenë e tillë do i kishte ndodhur bashkëshortes së tij.

Jam krejtësisht e pafjalë. U pengua puna e një gazetari.”

Në videon më poshtë mund të ndiqni incidentit për të cilin gazetarja ka denoncuar Aurel Boriçin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>