Gazment Bardhi: Votuesit për herë të parë e kanë në dorë Shqipërinë

Nga Stafi i Exit News
Gazment Bardhi: Votuesit për herë të parë e kanë në dorë Shqipërinë

Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit për PD, Gazment Bardhi, është takuar sot me një grup të rinjësh, votues për herë të pare, ku ka folur për programin dhe anzhimin e PD pwr rininw.

“Një emocion e përgjegjësi dyfishe kur sheh se Rajna, Kevini, Eraldi, Anxhela, Elisi, Eralda, Noeli, Tea, Abdeli dhe Martini kanë kuptuar mirë programin dhe angazhimin e PD për rininë. Për stazhet e paguara, për mbulimin e tarifave dhe shpenzimeve për studentët në nevojë, apo për reformat e mëdha që kemi në plan në sektorët ku ata kanë projektuar të ardhmen si profesionistë të rinj që janë”, tha Bardhi.

Ai deklaroi më tej se të rinjtë janë ata e kanë në dorë Shqipërinë.

“Me votë, do të sigurojnë një qeveri që u qendron në krah, që krijon vende pune, që sjell investime të huaja dhe një qeveri që do të zhbllokojë rrugën e integrimit europian.Të gjithë zgjedhësit e rinj për herë të parë, në Elbasan e kudo, do të ndjejnë me 25 prill fuqinë që kanë për ta nxjerrë vendin nga udhëkryqi e ngecja në vendnumëro, duke ushtruar të drejtën ligjore e kushtetuese, të shprehjes së vullnetit në kutinë e votimit”, u shpreh Gazment Bardhi nga Elbasani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>