George Soros i ka dhënë18 miliardë dollarë, shumicën e pasurisë së tij personale, Fondacionit për Shoqërinë e Hapur (OSF), duke e çuar shumën totale të fondeve të dhuruara fondacionit gjatë gjithë jetës së tij në 32 miliardë dollarë.
Duke u përpjekur për të siguruar të ardhmen aftagjatë të fondacionit që ka themeluar vetë, investitori i famshëm 87-vjeçar ka punuar, gjatë viteve të fundit, për të transferuar miliardat që bëri në fushën financës.
Zoti Soros ka mbajtur rol aktiv në drejtimin e fondacionit OSF, si kryetar i bordit të tij, i cili përfshin mes anëtarëve etë tij djemtë e tij Alexander dhe Jonathan.
Por stafi shprehet se Soros kishte vendosur disa vite më parë të qartësonte strukturën e organizatës dhe drejtimin e saj përpara se të bënte një kontribut më të madh.
Si pjesë e një riorganizime të gjrë strategjik, Presidenti i OSF Chris Stone —jurist penal dhe ekspert organizatash jo-fitimprurëse — lajmëroi largimin e tij në shtator . Ai do të zëvendësohet nga Patrick Gaspard, ish-diplomat amerikan me origjinë kongoleze, i cili aktualisht është zëvendëspresident i Fondacionit.
Gjatë gjashtë viteve të Zotit Stone si president, Fondacioni përhapi veprimtarinë në 39 vende të botës, përfshi edhe vendlindjen e Sorosit Hungarinë, ku ai u ndesh me sulme të forta të qeverisë
Soros ka duruar rreth 14 miliardë dollarë që nga viti 1979, duke filluar me dhënien e bursave të studimit për zezakët e Afrikës së Jugut që jetonin nën regjimin e aparteidit. Ai themeloi Fondacionin për Shoqërinë e Hapur në vitin 1984, i cili ka dhënë fonde për mbështetjen e praktikave demokratike dhe të drejtave të njeriut, qeverisjen dhe përparimin ekonomik, reformën në drejtësi, barazinë, shëndetësinë, çështjet e edukimit dhe gazetarisë përqark botës.