George Soros ka përdorur lidhjet e tij të ngushta me ish Sekretaren e Shtetit Hilari Klinton për të ndikuar politikën amerikane ndaj Shqipërisë.
Politico, një nga mediat më me influencë në Amerikë, publikoi javën e shkuar një artikull kritik ndaj marrëdhënieve të Hilari Klintonit me dontarët që kanë financuar fushatat e saj politike.
Artikulli përqëndrohet në trajtimin e veçantë që Klinton u ka dhënë donatorëve, përfshi akses të dyshimtë në administratën e saj në shkëmbim të mbështetjes së tyre me fonde.
Një pjesë e mirë e artikullit i kushtohet marrëdhënies së Klintonit me bilionerin George Soros, cili është aktualsiht një ndër donatorët më të mëdhenj të fushatës rë saj presidenciale.
Politico tregon se marrëdhënia Klinton-Soros u fuqizua gjatë kohës kur Klinton shërbeu si Sekretare Shteti. Soros ishte mbështetës dhe financues i Obamës në garën e tij kundër Klinonit për të siguruar kandidaturën demokrate për president. Por pavarësisht kësaj mbështetje, mbasi zgjedhjes President, Obama nuk i dha Sorosit akses në Shtëpinë e Bardhë, duke ngjallur kështu pakënaqësinë e Sorosit, i cili u shpreh i penduar për mbështetjen që i kishte dhënë Obamës.
Ndërkohë, Hilari Klinton, tashmë në postin e Sekretares së Shtetit, e shfrytëzoi këtë pakënaqësi për të kultivuar marrëdhënien e saj me Soros, duke i dhënë atij mundësi të dëgjohej për çështje të ndryshme, me qëllim sigurimin e mbështetjes së tij të mundshme në të ardhmen. Sipas Politico, Klinton e priti në takim Sorosin të paktën dy herë, në vitin 2010 dhe 2012, dhe ka komunikuar me të përmes kanaleve të tjera, përfshi shkëmbim emailesh.
Si ilustrim i aksesit të dyshimtë që Hilari Klinton i dha Sorosit, Politico sjell në vëmendje përpjekjen e suksesshme të George Soros për të ndikuar politikën e jashtme amerikane dhe ndërkombëtare ndaj qeverisë Berisha pas vrasjeve të 11 janarit.
Politico shprehet:
“Soros i dërgoi një email urgjent Sekretares së Shtetit Hilari Klinton pas trazirave politike në Shqipëri që morën tre jetë në janar 2011. Sipas emaileve të bëra publike nga Departamenti i Shtetit, ai donte që ajo të mobilizonte presionin ndërkombëtar për të bindur kryeministrin dhe drejtuesin e opozitës në Shqipëri për të vënë nën kontroll protestat. Ai, gjithashtu, i sugjeroi tre emra diplomatësh që Klintoni duhet të konsideronte për të ndërmjetësuar krizën në Shqipëri.
Përgjigja e Klintonit për Soros nuk është përfshirë në dokumentet e bëra publike, por Departamenti i Shtetit ndoqi menjëherë qasjen që këshilloi Soros: diplomatët amerikanë kërkuan ndërprerjen e protestave dhe një prej emrave të sugjeruar nga Soros u dërgua në Tiranë si përfaqësues i posaçëm.”
Politico, arrin në konkluzionin se vëmendja që Klinton i dha Sorosit tashmë po shpërblehet, pasi Soros i ka dhënë, deri tani, të paktën 2 milionë dollarë fushatës së Klintonit për presidente.