Gëzuar Pavarësinë, Atdhe!

Nga Alba Mborja
Gëzuar Pavarësinë, Atdhe!

Më di a nuk më di se vuaj
në orët e thella të natës,
kur ndjehem nga jeta i huaj,
nga vendi i lemjes i huaj.

Mitrush Kuteli, 1942

Përvjetori i Pavarësisë së atdheut nuk ka ardhur ndonjëherë më i trishtë se sot. Më parë, sado keq na ka gjetur 28 nëntori, ka patur çdo herë shpresë, shpresë se ditët e lumtura do të vinë.

Sot, shpresë nuk ka.

Sot, shumica jonë jetojmë vetëm më shpresën e fatit të llotarisë amerikane; me shpresën se gjermanët do ta kuptojnë sa i tmershëm është vendi jonë e do na mëshirojnë si emigrantë në vendin e tyre.

Sot, ne e dimë që ditët e lumtura nuk do të vijnë në atdheun tonë. Lumturia e vetme që do mund të na japë atdheu është lumturia e ikjes prej tij, ikjes pa kthim.

Ikja na shëron edhe dashurinë për atdheun. Se ikja na e çliron dashurinë për të nga dhimbjet e forta të jetës në të, nga lëndimi i dinjitetit njerëzor në të, nga mjerimi i ndërshmërisë në të.

Si gjithmonë, atdheu ynë është i dashur vetëm në braktisje.

Braktisja e shpëton dhe mban gjallë dashurinë për të.

Dhe ne dimë të braktisim si askush tjetër. Fillimisht, braktisim veten. Pastaj atdheun. Dhe ikim. Braktisje epike!

Gëzuar pavarësinë, Atdhe!

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>