GJEDNJ konsideron shkelje të të drejtave të njeriut aksesin në të dhënat telefonike të një gazetari

Nga Exit News
GJEDNJ konsideron shkelje të të drejtave të njeriut aksesin në të dhënat telefonike të një gazetari

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut deklaroi se marrja e të dhënave telefonike të një gazetari përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

Në një vendim kundër Ukrainës, GJEDNJ argumetoi se se është e rëndësishme mbrojtja e burimeve në mënyrë që të funksionojë shtypi i lirë.

“Gjykata nuk është e bindur që autorizimi për qasjen në të dhënat, që është dhënë nga gjykatat vendore, ishte e justifikueshme nga ‘kërkesa për interesin publik’”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Çështja në fjalë I referohej një gazetarejë të Radio Evropës e Lirë, e cila refuzoi të dorëzonte autoriteteve të dhënat e telefonit të saj. Lidhur me këtë çështje, GJEDNJ tha kjo është thelbësore për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe privatësisë në një shoqëri demokratike.

Gazetarja Natalia Sedletska u drejtua Gjykatës Evropiane, pasi në vitin 2018 një gjykatë ukrainase urdhëroi aksesin në të dhënat për 17 muaj të telefonit të saj.

Programi televiziv Schemes, ku gazetarja punon ka bërë hulumtime ku përfshihen shumë zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, Yuriy Lutsenko. Pikërisht, këto hulumtime që janë publikuar përkojnë edhe me kohën kur prokurorët ukrainas kanë kërkuar që të merren të dhënat nga telefoni i gazetares.

Prokurorët ukrainas deklaruan se kanë kërkuar akses në të dhënat e Sedletskas në lidhje me një hetim penal që po zhvillojnë, për publikimin e pretenduar të sekreteve shtetërore ndaj gazetarëve më 2017 nga Artem Sytynyk, drejtor i Byrosë Kombëtare kundër korrupsionit të Ukrainës.

LEXO  Vetëvendosja në Shqipëri prezanton Kreshnik Merxhanin si kandidat për deputet në Gjirokastër

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme