Policia e Shkodrës ka gjetur motorin, të cilin dyshohet se kanë përdorur autorët e dyshuar për atentatin e ndodhur mesditën e së dielës në Shkodër.
Po ashtu, policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të dyshuar.
Mesditën e së dielës Xhelal dhe Mentor Hasanaj u plagosën me armë zjarri në Shkodër. Mentor Hasanaj është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.
Mentor Hasanaj u transportua drejt spitalit të Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë, ndërsa Xhelali po trajtohet në Spitalin e Shkodrës.