Policia ka gjetur, mëngjësin e së martës, trupin e pajetë të një 33-vjeçari brenda një makine, në fshatin Sinaballaj, në Rrogozhinë.
Policia ka mundur të identifikojë viktimën, i cili është Klevis Kapllani. Dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri.
Kapllani ka qenë më parë i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike. Prej dy vitesh, ai ishte kthyer në Shqipëri.
Prokuroria e Kavajës po bën hetimet për ngjarjen.