Policia gjeti dy turistet e humbur të dielën në Theth. Dy turistët polakë kishin humbur rrugën gjatë ecjes nga Valbona për në Theth. Një prej tyre ishte lënduar pasi kishte rrëshqitur në një zonë të thepisur.
Policia e Shkodrës në bashkëpunim me banorët e zonës arritën t’i gjenin turistët. Ata u transportuan me helikopter në Tiranë.