Një inxhinier dhe dy miratorë, të humbur në minierën ‘Balgjaj’, në Dibër, janë nxjerrë të pajetë nga policia.
Dy minatorët ja Fatos Cesku, 55 vjeç, dhe Rrushdi Rushiti, 33 vjeç, ndërsa inxhinieri është Ismail Hoxha, 64 vjeç.
Ata u shpallën të humbur mbrëmjen e së mërkurës dhe megjithëse policia nisi kërkimet, duket se ata janë mbytur nga gazrat brenda minierës.
Kanë qenë familjarët e Hoxhës ata që kanë lajmëruar policinë pasi humbën kontakt me të.
Fillimisht policia gjeti sendet personale të minatorëve, rrobat dhe telefonat, në dhomën e ndërrimit. Por pas kërkimëve në galeri, gjetën dhe trupat e tyre.