Gjendet një person i mbytur në Portin e Durrësit

Gjendet një person i mbytur në Portin e Durrësit

Një person i mbytur është gjetur në basenin e portit të Durrësit në afërsi të barkave të peshkimit.

Viktima është mashkull dhe sipas policisë nuk ka shenja dhune në trup.

Ai nuk është identifikuar ende ndërsa në media raportohet se është me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Viktimës i është gjetur edhe një çantë shpine me vete. Dyshohet se ai mund të ketë tentuar të kalojë kufirin për në Itali në mënyrë të paligjshme por fatkeqësisht është mbytur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>