Gjendet një shtetas i huaj i pajetë në Tushemisht

Nga Exit News
Gjendet një shtetas i huaj i pajetë në Tushemisht

Një shtetas i huaj u gjend i pajetë të mërkurën në banesën e tij në Tushemisht të Pogradecit.

Viktima me inciale N. H, rreth 60 vjeç, ishte shtetas indian me nënshtetësi amerikane. Ai kishte pesë vite që jetonte në Tushemisht.

Sipas dëshmive, personi kultivonte hashash në banesë për përdorim personal.

Sipas njoftimit për shtyp, polica dyshon se vdekja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pasi personi kishte kaluar dy paraliza më herët.

Trupi i tij u dërgua për autopsi në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>