Gjenova, rritet numri i viktimave, mes tyre dhe dy shqiptarë

Gjenova, rritet numri i viktimave, mes tyre dhe dy shqiptarë

37 persona të vdekur janë nxjerrë deri më tani nga rrënojat e urës Morandi, që u shemb dje në Gjenova të Italisë. Mes viktimave janë dhe dy shqiptarë me inicialet M.D dhe E.B, të cilët po udhëtonin për në punë. Lajmi është konfimuar dhe nga ambasada shqiptare në Itali.

Po ashtu mes viktimave ishin dhe tre fëmijë 8, 12 dhe 13 vjeç. Ndërkohë policia dhe zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e njerëzve të tjerë. Deri më tani 16 të plagosur janë dërguar në spital, 12 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rreth 200 metra të urës që lidh Gjenovën me aeroportin, u shembën duke bërë që makinat që po udhëtonin të binin mbi lumin Polcevera. Një pjesë e makinave ka rënë dhe mbi banesat e ndërtesat industriale që ndodhen në këtë zonë.

Ura Morandi është ndërtuar në vitet ’60 dhe në vitin 2016 në të u kryen punime restauruese. Italianët shprehen se ajo është një prej urave më të frikshme për të kaluar në gjithë Italinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>