Ministri i Brendshëm gjerman Seehofer ka deklaruar se më mirë dorëhiqet se sa të tërhiqet nga qendrimi i tij mbi emigracionin. Ai do të takohet sot me Kancelaren Merkel për diskutimet e fundit. Ky lajm u bë publik nga media gjermane Deutche Welle.
Seehofer ka deklaruar se do të dorëhiqet si nga qeveria ashtu edhe si drejtues i CSU-së gjatë tre ditëve të ardhëshme. Ky pohim erdhi pasi në mënyrë të papritur diskutimet ndërmjet tij dhe Kancelares Merkel mbi politikat e Gjermanisë për emigracionin e paligjshëm u përshkallëzuan.
Ministri gjerman, anulloi konferencën për shtyp të planifikuar për sot paradite. Por, ai doli përpara gazetarëve vetëm për të konfirmuar deklaratat e tij për doreheqjen. Megjithatë, ai saktësoi se do të përpiqej të gjente një marrëveshje me Kancelaren Merkel, përpara se të merrte vendimin final.
Ai tha se:
“Në interest të vendit dhe të qeverisë, të cilën ne duam ta mbajmë, ne do të përpiqemi të gjejmë një marrëveshje mbi këtë temë të rëndësishme, për kthimin e njerëzve në kufirin gjjermanë.”
Seehofer është edhe Kryetari i partisë CSU, partia si motër bavareze e partisë së Kncelares Merkel. Dorëheqja e tij rrezikon të rrëzojë qeverinë gjermane.