Gjermani/ Një shqiptare me mutacionin e Covid19, dyshohet e infektuar në Shqipëri

Nga Exit News
Gjermani/ Një shqiptare me mutacionin e Covid19, dyshohet e infektuar në Shqipëri

Në qytetin Hochtaunus u gjet për herë të parë një person i infektuar me mutacionin e ri të covid19, shkruan gazeta gjermane FAZ. Personi është një vajzë 22 vjeçare, e cila u kthye nga Shqipëria në Gjermani.

Ajo ka simptoma të lehta të mutacionit B.1.1.7. Një sekuencë e virusit po analziohet në laborator në mënyrë që të identifikohet kodi i mutacionit.

Vajza po mbahet në karantinë dhe autoritetet po gjurmojnë të gjithë zinxhirin e kontakteve në mënyrë që të ndërpresin shpërndarjen.

Nëse vërtetohet se vajza është infektuar në Shqipëria, atëherë ajo do të jetë rasti i parë i vërtetuar i infektuar në vend me mutacionin britanik të virusit.

Më 27 janar, në emision open, Shefja e epidemiologjisë Silva Bino tha se në vend ka 2 raste të mutacioneve të virusit në Elbasan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>