Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të po planifikojnë të shpërndajnë vaksinën kovid brenda muajit dhjetor. Lajmiu dha në mbledhjen e vendeve të G20-tës, këtë fundjavë.
Ndërsa Spanja tha se do të administrojë vaksinën vaksinën kovid brenda muajit janar.
Britania mund të miratojë përdorimin e vaksinës së Pfizer dhe Biotech këtë javë. Ndërsa SHBA-të dhe autoritetet evropiane planifikojnë dhënien e autorizimit nëdhjetor pas publikimit të rezultateve të testimeve.
Drejtuesi i programit amerikan të vaksinimit, Moncef Slaoui tha se amerikani i parë do të vaksinohet më 11 dhjetor, raportoi CNN.
Ministri gjerman u shëndetësisë Jens Spahn tha se Gjermania dhe Spanja janë dy vendet e para që kanë plane për shpërndarjen e vaksinës.
Ai i ka porositur qendrat e vaksinimit të bëhen gati për shpërndarjen e saj në mes të dhjetorit.
Gjithashtu, Kombet e Bashkuara lajmëruan se kanë porositur 2 miliardë doza për vendet e zhvilluara vitin e ardhshëm.
Deri më tani ka disa vaksina që ofrojnë 95 përqind mbrojtje nga kovid, si Moderna, Pfizer, AstraZeneca dhe kompania kineze Sinofa.