Gjermania po planifikon të shpenzojë 9 miliardë euro për blerjen e 635 milionë vaksinave Covid-19, për gjermanët dhe vendet e tjera të BE-së, raportoi Reuters.
Sipas dokumentit të qeverisë gjermane, të parë nga Reuters, ministri i Financave i ka kërkuar ligjëvënësve të miratojnë kërkesën e ministrit të Shëndetësisë për shtesën prej 6,2 miliardë euro për të blerë më shumë vaksina.
Gjermania e ka marrë vendimin pas vonesave të shkaktuara nga kompania Pfizer në furnizmin me vaksina të vendeve të BE-së.