Gjermania e Danimarka mendojnë të shtyjnë dozën e dytë të vaksinës së Pfizer

Nga Exit News
Gjermania e Danimarka mendojnë të shtyjnë dozën e dytë të vaksinës së Pfizer

Gjermania po mendon të shtyjë dhënien e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer, për rritur numrin e personave që do të marrin dozën e parë, ndërsa Danimarka e ka mori një vendim të tillë

Në Berlin, Ministria e Shëndetësisë po kërkon mendimin e një komisioni të pavarur nëse do të vonojë dhënien e dozës së dytë, përtej një maksimumi prej 42-ditësh të parashikuar, sipas një dokumenti të parë nga Reuters të hënën.

Propozimi vjen pas kritikave gjatë fundjavës të Ministrit të Shëndetësisë, Jens Span, Gjermania nuk ka arritur të sigurojë mjaftueshëm vaksina dhe ka qenë shumë e ngadaltë në fushatën e saj të vaksinimit.

Sidoqoftë, BioNTech dhe Pfizer theksuan në një deklaratë të përbashkët mungesën e të dhënave për të mbështetur vonimin e dozës së dytë.

“Nuk ka të dhëna që tregojnë se mbrojtja pas dozës së parë është e qëndrueshme pas 21 ditësh.”

Agjencia Evropiane e Barnave tha se duhet të respektohet një interval maksimal prej 42 ditësh midis dozës së parë dhe të dytë të vaksinës Pfizer për të marrë mbrojtje të plotë.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore daneze vendosën zgjatjen e periudhës kohore midis dy dozave të vaksinave.

Autoriteti Shëndetësor Danez do të lejojë një hapësirë deri në gjashtë javë përpara marrjes së një doze të dytë, i tha kreu i tij Soren Brostrom të hënën mediumit lokal Ritzau, pasi shqyrtoi të dhënat e vaksinës.

Një praktikë të ngjashme e bëri edhe Britania e Madhe javën e kaluar. Autoritetet vendosën të vonojnë dozën e dytë, një masë e mirëpritur nga një numër i ekspertëve gjermanë të shëndetit.

Britania e Madhe ka vaksinuar mbi një milion persona deri më tani, më shumë sesa pjesa tjetër e Evropës së bashku, tha të hënën Ministri i Shëndetësisë, Mat Hankok.

Vaksina e Pfizer parashikohet të merret me dy doza, me tre javë diferencë nga njëra tjetra. Imuniteti i plotë ndaj COVID-19 parashikohet të krijohet 1 javë pasi pacienti ka marrë dozën e dytë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>